Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“Misteri” i sferave të ngurta në Tepelenë
Aktivisti shqiptar, Abdullah Diku përmes disa fotove që ka publikuar në faqen e tij në Facebook, ka zbuluar sferat e gurta në Lekdush të Tepelenës. Ai ka treguar se i ka shkrepur këto anë rrugës Lekdush-Nivicë, ku në disa gurë shtufi duken së largu sfera guri te vendosura brenda tyre. “‘Misteri’ i sferave të gurta në Lekdush, Tepelenë. Në anë të rrugës Lekdush-Nivicë, në disa gurë shtufi duken së largu disa sfera guri te vendosura brenda tyre. Është e dukshme që sferat e gurit kanë tjetër përbërje nga shtufi, por rrumbullaksia e tyre është e mahnitshme. Sferat janë prej guri gëlqeror, konglmerate ose mermeri me ngjyrë të bardhë. Proçesi i erozionit qindra e mijëra vjeçarë ka bërë që shtufi të konsumohet dhe në këtë mënyrë...