Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Misteri i 20-vjeçares italiane që humbi jetën gjatë një festë, pse ishte shtëpia e pastër, ku u zhdukën shishet e alkoolit dhe kujt i përkisnin gjurmët e gjakut?
Një mister që zgjat 50 minuta. Koha gjatë së cilës ndodhi tragjedia e Simona Cinà-s, një 20-vjeçare, volejbolliste nga Capaci, e cila humbi jetën natën e së shtunës në një pishinë gjatë një feste diplome. Një histori për të cilën po hetojnë karabinierët dhe prokuroria e Termini Imerese dhe që sipas avokatit të familjes së të resë, është ende plot me pikëpyetje. Familja kërkon që e vërteta të zbardhet. Postimi i fundit i Simonës është nga nata e së shtunës. Ajo është në një karburant me dy miq. “Jam tashmë i dehur,” thotë njëri prej tyre në një video të...