Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Mish Brazili me logo Kosove?!/ “Zico” e Trifon Muratajt dhe “EHW”, importuesit kryesor nga “Apetit”
Kryeministri Edi Rama i ka shpallur “luftë qeveritare” prodhimeve të bulmetit pa faturë, në atë që ai e quan si beteja për sigurimin e cilësisë ushqimore në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian. Operacioni i shpallur prej kreut të qeverisë kundër fshatarëve që shesin bidona qumështi për të siguruar të ardhura minimale, ngjan si një pikë uji përballë neglizhencës së institucioneve qeveritare me sasitë gjigante të prodhimeve ushqimore që mbërrijnë në vendin tonë nga origjina të dyshimta. Prej më shumë se një viti, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nën drejtimin e Gent Gazhelit, nuk është një gjendje të japë një...