“Mirënjohje popullit të Kosovës”- Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi kërkojnë përgjegjësi institucionale: Presim të takohemi pas vendimit të Kuvendit
Familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit kanë bërë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar, në një kohë kur vendimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shënoi një goditje të fortë për popullin shqiptar. Në një letër të publikuar nga djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, familjet kanë shprehur mirënjohje për qytetarët e Kosovës për mbështetjen e tyre. Letër e familjeve Thaçi, Veseli dhe Krasniqi: “Ne, familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, bëjmë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar në këto momente. Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për popullin e Kosovës për mbështetjen, solidaritetin dhe qëndrimin e tij të vazhdueshëm ndaj procesit gjyqësor në Hagë. Presim sjellje të përgjegjshme shtetërore nga të zgjedhurit e popullit, në mbrojtje...
Burimi:
javanews.al