Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mirela Karabina: Elbasani po digjet, ndërsa ministrat dhe deputetët krihen siç do Rama
👁5337
Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, ka reaguar me tone të forta ndaj hapjes së fushatës së Partisë Socialiste në këtë qytet, duke e cilësuar atë si një “tallje të madhe me qytetarët” dhe si një reflektim të gjendjes së rënduar të qytetit nën drejtimin e mazhorancës. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Karabina vë në dukje kontrastin mes performancës festive të deputetëve dhe ministrave të PS-së dhe realitetit të zymtë që, sipas saj, po përjetojnë qytetarët e Elbasanit: papunësi, emigrim i të rinjve, rënie e numrit të nxënësve, ndotje mjedisore, infrastrukturë të shkatërruar...