Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Miratohet vendimi: Dollia, vlerë kombëtare e trashëgimisë
Nga sot, rituali i dollisë do të njihet si vlerë kombëtare e trashëgimisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Ngritja e dollisë, gjerësisht e njohur në Shqipëri ka si objekt respektimin dhe kushtimin e vëmendjes ndaj mikut. Dollia është një element i traditës shqiptare, një kod i mikpritjes shqiptare dhe gjatë shekujve ka marrë trajtën e një kodi moral të respektuar dhe zbatuar në shumë krahina të vendit. Si karakteristikë e mirëfunksionimit dhe rregullave në sofër, ka qenë prania e dollibashit si i pari i tavolinës dhe përballë tij e pritësit të dollisë të...