Miratohet projekti “FIFA Arena”! Falë bashkëpunimit me FIFA-n, Shqipërisë do t’i shtohen të tjera fusha futbolli

Miratohet projekti “FIFA Arena”! Falë bashkëpunimit me FIFA-n, Shqipërisë do t’i shtohen të tjera fusha futbolli

Në mbledhjen e sotme të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka miratuar projektin “FIFA Arena”, një nismë që synon zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e më shumë hapësirave për futbollin e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri. Projekti do të realizohet në bashkëpunim mes FSHF-së, FIFA-s dhe bashkive përkatëse, me synimin për të krijuar ambiente të përshtatshme ku fëmijët dhe të rinjtë të kenë më shumë mundësi të luajnë futboll dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre sportive. Në kuadër të këtij projekti, janë identifikuar tri vendndodhje për ndërtimin e fushave të reja të futbollit: shkollat “Dora d’Istria” dhe “Vasil Shanto” në Tiranë, si dhe Parku Rekreativ i qytetit të Kavajës. Në bazë të modelit të bashkëpunimit, bashkitë përkatëse do të...