Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Miratohet dorëheqja e komandantit të Policisë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se e ka miratuar kërkesën e Komandantit të Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, për të dhënë dorëheqje nga pozita, pas rastit të raportuar më herët gjatë javës në këtë komunë, në të cilin ka vdekur 27-vjeçari Agon Zejnullahu. “Ka bërë kërkesë për lirim nga detyra dhe i është aprovuar”, ka thënë shkurt Hoxha në një përgjigje me shkrim. Pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës që e kanë ndaluar të ndjerin më 7 korrik u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, meqë...