Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Miratohen vendimet në Këshillin Bashkiak, Pallati i Kongreseve i kalon Qeverisë
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi këtë të enjte një sërë vendimesh, mes të cilave edhe ai për kalimin në përgjegjësi të qeverisë të Pallatit të Kongreseve, pasi godina do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni. Miratimi i këtyre vendimeve u shoqërua nga debate. Këshilltari i opozitës, Ilir Alimehmeti, pyeti nëse brenda territorit të godinës do të ndërtohej ndonjë kullë e re, por kryetarja e komanduar e Bashkisë, Anuela Ristani, tha se nuk kishte asnjë informacion lidhur me këtë. “Kështu thatë edhe për fushën rreth stadiumit Selman Stërmasi, prandaj kemi të drejtë të dyshojmë”, tha këshilltari demokrat, Dorian Teliti. Këshilltarët e opozitës gjithashtu...