Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Miratohen ndryshimet në ligjin për sportin
Kuvendi miratoi një sërë projektligjesh vetëm me votat e socialistëve. Kjo pasi, opozita braktisi sallën, ku i vetmi opozitar prezent ishte deputeti Dash Sula. Ndryshimet në ligjin për sportin, që krijuan edhe debat në sallë kaluan me 71 vota pro dhe 4 abstenim. Deputetët që abstenuan ishin Erion Braçe, Petro Koçi nga PS, Dash Sula i PD dhe Meri Markiçi e PSD. I pranishëm në votim ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shfaq në seancë momentet e fundit të seancës plenare.