Miratimi i ‘territoriales’, Blushi: Vetëm përshkallëzimi i revoltës ndal shpopullimin e Shqipërisë

Miratimi i ‘territoriales’, Blushi: Vetëm përshkallëzimi i revoltës ndal shpopullimin e Shqipërisë

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi deklaroi në një dalje për mediat pas miratimit të Reformës territorial se, ‘Rama dhe 85 llum-deputetët duhet të paguajnë një për një çmimin e tradhtisë’. ‘Vetëm përshkallëzimi i revoltës ndal shpopullimin e Shqipërisë’, tha Blushi Deklarata e plotë: Sot është një ditë e zezë për Shqipërinë! 85 deputetë, llumi më i zi dhe turpi i Shqipërisë, 85 shërbëtorë të verbër të Edi Ramës, u bënë mbrëmë bashkëfajtorë, në një akt të rëndë diktatorial dhe kriminal, në shërbim të projektit ogurzi të shpopullimit, shkombëtarizimit dhe zhbërjes së Shqipërisë. Me votat e tyre, jo vetëm u shuan 15 bashki, por u përbuzën qindra mijëra shqiptarë, u dhunuan me arrogancë barbare interesat e tyre më jetike dhe u tradhtua...