Miratimi i rezolutës për Shqipërinë në PE, Begaj: Mirënjohja duhet të shprehet me punë dhe bashkëpunim

Miratimi i rezolutës për Shqipërinë në PE, Begaj: Mirënjohja duhet të shprehet me punë dhe bashkëpunim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti vendimin e Parlamentit Evropian pas miratimit të rezolutës mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 – 2024. Në një postim në rrjetet sociale, Begaj e vlerëson këtë rezolutë si mbështetje ndaj procesit të reformave që Shqipëria ka ndërmarrë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. “Konfirmimi dhe mbështetja e Parlamentit Evropian i jep Shqipërisë me rezolutën e fundit energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Mirënjohja duhet të shprehet me punë dhe bashkëpunim parlamentar në të gjitha drejtimet dhe për çdo aspekt të rezolutës”, – shprehet Presidenti Begaj.
Burimi: Sot.com.al