Miqësi që kalon kufijtë e luftës! Ish-pilotët do të fluturojnë ‘krah për krah’ për të përkujtuar 80-vjetorin e bombardimeve atomike në Japoni

Miqësi që kalon kufijtë e luftës! Ish-pilotët do të fluturojnë ‘krah për krah’ për të përkujtuar 80-vjetorin e bombardimeve atomike në Japoni

Dy pilotë, Adrian Eichhorn dhe Shinji Maeda, do të fluturojnë ‘krah për krah’ mbi Kampin Wendover në Utah, në përkujtim të 80-vjetorit të bombardimit të Hiroshimës, duke dhënë një mesazh të fuqishëm pajtimi dhe miqësie, referuar Luftës së Dytë Botërore. Eichhorn, 69 vjeç, dhe Maeda, 46 vjeç, do të udhëtojnë në aeroplanët e tyre 60-vjeçarë Beechcraft Bonanzas, për të nderuar një ngjarje tragjike që shënoi fundin e luftës dhe ndryshoi botën. Wendover Field, një vend historik ku u zhvillua pjesa më e rëndësishme e Projektit Manhattan, ka qenë vendi ku u nisën avionët Enola Gay dhe Bockscar për të bombarduar Hiroshima dhe Nagasaki. Për Maedën, që ka lindur dhe u rrit në një qytet bujqësor të Japonisë, lidhja me këtë moment ka një kuptim të...