
MINUTA E FUNDIT – Tentoi të kalojë autostradën Thumanë- Laç nga një krah në tjetrin, makina i merr jetën këmbësorit…
👁5160
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Thumanë- Laç. Një automjet ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se ka tentuar të kalojë nga njëri krah i rrugës në tjetrin kur është përplasur nga automjeti. Identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Krujë/Informacion paraprak Më datë 14.03.2025, rreth orës 19:00, në autostradën Thumanë-Laç, automjeti me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar (këmbësor) i cili...
Burimi:
Shkodraweb.com