Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MINUTA E FUNDIT – Humb drejtimin e makinës në Shengjin- Velipojë, dëmtohen pjestarët e një familje…
Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 07:10, në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”, në fshatin Rrjoll, shtetasi kosovar J. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi J. B., dhe 3 pasagjerë (familjarë të tij), të cilët janë dërguar për mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin,...