Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 42- vjeçari nga Shkodra, ishte dënuar me 6 vjet burg në Itali (emri)
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin: Vuksan Gjoni (Guri), 42 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Itali. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik....