Ministrja Koçiu: Drafti ligjor për Barazinë Gjinore, garanton të drejta të barabarta për gratë

Ministrja Koçiu: Drafti ligjor për Barazinë Gjinore, garanton të drejta të barabarta për gratë

Drafti i ri ligjor për Barazinë Gjinore u miratua dje unanimisht nga Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, në një postim në rrjetet sociale tha se “ky ligj përfaqëson një hap të rëndësishëm në përafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Europian”. “Hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me institucionet publike, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, ligji reflekton standardet europiane për garantimin e të drejtave të barabarta dhe përfaqësimin e grave në çdo fushë vendimmarrëse”, theksoi Koçiu. Ministrja Koçiu tha se ky është një moment domethënës në rrugën...
Burimi: Sot.com.al