Ministrja Ibrahimaj takim me zyrtarë të AKU-t dhe prodhuesit ushqimorë: Fokusi te etiketimi dhe siguria ushqimore për qytetarët
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe prodhues të sektorit ushqimor. Në fokus të diskutimeve ishin problematikat që bizneset hasin gjatë aktivitetit të tyre, veçanërisht çështjet që lidhen me etiketimin dhe sigurinë ushqimore. Përmes një reagimi në rrjetin e saj social, Ibrahimaj theksoi rëndësinë e dialogut me biznesin për adresimin e problematikave konkrete dhe përmirësimin e proceseve. “Në takim me AKU-në dhe prodhuesit e sektorit ushqimor, diskutuam mbi problematikat që hasin bizneset në aktivitetin e tyre, duke u ndalur veçanërisht te etiketimi dhe siguria ushqimore. Dialogu me biznesin na ndihmon të adresojmë problematikat në praktikë dhe të përmirësojmë proceset, duke garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e konsumatorit”, shkruan Ibrahimaj.
Burimi:
javanews.al