Ministrja e Arsimit, Kumbaro: Dyert për dialog me studentët mbeten të hapura, shkatërrimi jo zgjidhje
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka reaguar lidhur me aktet e dhunës dhe dëmtimet e shkaktuara gjatë dy ditëve të fundit në godinën e Ministrisë së Arsimit dhe në institucione të tjera. Ajo ka dënuar përplasjet fizike dhe shkatërrimin e pronës publike, duke theksuar se e drejta për protestë duhet të ushtrohet përmes dialogut dhe argumenteve. “Protesta qytetare studentore dhe dhuna ndaj godinave dhe pronës publike, dhuna ndaj vendit të punës të punonjësve publikë, aq më shumë kundër punonjësve të Arsimit, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën!”, theksoi Kumbaro. Ajo bëri me dije se godina e Ministrisë së Arsimit ka pësuar dëme të rënda, ndërsa kati i parë është djegur, duke dëmtuar bazën materiale dhe dokumente. Sipas saj, kjo pjesë e godinës nuk mund të përdoret...
Burimi:
kohajone.com