Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministrja Denaj: Mundësitë konkrete të financimit për zhvillimin e sektorit të vreshtarisë dhe verës
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi këtë të hënë një takim me përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Verës, pasardhës të një tradite brezash që ruajnë dhe kultivojnë me pasion verën “Made in Albania”. Denaj tha se u diskutua mbi mundësitë konkrete të financimit për zhvillimin e sektorit të vreshtarisë dhe verës, përmes përfshirjes në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025–2026. “Ne synojmë të mbështesim investimet në shtimin e sipërfaqeve të mbjella dhe instalimin e sistemeve moderne të ujitjes me pika”, tha ajo, ndërsa theksoi se kjo skemë adreson mbështetje edhe për agropërpunimin, përmes financimit të linjave, makinerive dhe...