Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministrja Denaj: Kemi projeksione të qarta për 5 vitet e ardhshme për mbrojtjen e burimeve ujore
👁7302
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Menaxhimi i integruar i ujërave për zhvillimin e qëndrueshëm”, organizuar në Tiranë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Denaj tha se fokus i këtij takimi ishte bashkëpunimi shkencor, investimet afatgjata dhe politikat e unifikuara për mbrojtjen e burimeve ujore, si një bazë e rëndësishme e punës së MBZHR. Ministrja e vlerësoi partneritetin me universitetin BOKU si gur themeli për forcimin e kërkimit shkencor dhe formimin e brezave të rinj. “Përballë presionit...