Ministria e Shëndetësisë për gjendjen e të lënduarve në protestë: Efektivi nga Shkodra në monitorim intensiv!

Ministria e Shëndetësisë për gjendjen e të lënduarve në protestë: Efektivi nga Shkodra në monitorim intensiv!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar një bilanc zyrtar lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, bazuar në të dhënat e regjistruara deri në orën 16:15. Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej 14 persona, mes të cilëve 8 efektivë të Policisë së Shtetit, 4 protestues dhe 2 të mitur. Aktualisht, në këtë spital vijojnë të marrin trajtim mjekësor 4 efektivë policie, dy prej të cilëve janë në gjendje të mirë, ndërsa një efektiv nga Shkodra ndodhet nën monitorim intensive, si dhe 4 protestues, gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar. Për sa i përket të miturve, njëri prej tyre është larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën, i shoqëruar nga prindi, pasi ka marrë ndihmën...