Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka informuar sot lidhur me gjendjen e personave të lënduar gjatë protestës së djeshme. Sipas të dhënave paraprake të raportuara nga strukturat spitalore dhe poliklinikat, në institucionet shëndetësore janë paraqitur gjithsej 23 të lënduar. Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 16 persona të lënduar, mes tyre 12 protestues, njëri prej të cilëve me dëmtim në sy, 2 përfaqësues të medias dhe 2 efektivë policie. Për protestuesin e dëmtuar në sy, MSHMS bën me dije se gjatë ditës së djeshme është kryer një ndërhyrje kirurgjikale urgjente. Ndërkohë, sot pritet të zhvillohet një konsultë e zgjeruar nga një ekip i përbashkët specialistësh të SUT dhe QSUT, për të përcaktuar vijimin e trajtimit. Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur...