Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 23 persona janë paraqitur në strukturat shëndetësore pas protestës së 24 tetorit në Tiranë. Në një përditësim të fundit ministria njofton se në Spitalin e Traumës janë trajtuar 16 persona, mes tyre 12 protestues, 2 përfaqësues të medias dhe 2 efektivë policie. Njëri prej protestuesve, i dëmtuar në sy, iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale urgjente, ndërsa sot do të vlerësohet nga një ekip i përbashkët mjekësh për vijimin e trajtimit. Në QSUT janë paraqitur 5 persona, mes tyre një deputet, një protestues, 2 policë dhe një përfaqësues i medias. Ndërsa në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2 kanë marrë trajtim 2 efektivë policie. Sipas Ministrisë, personat e trajtuar në QSUT dhe poliklinikë janë larguar pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme...