Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministria e Mbrojtjes për zjarret në vend: Gjatë 24 orëve janë raportuar 52 vatra, 46 janë shuar
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 52 vatra zjarri, ndër të cilat 2 janë ende aktive, 4 vatra janë në monitorim dhe 46 janë shuar. Vatrat ende aktive: Në zonën perëndimore të tunelit të Skërficës, bashkia Gjirokastër, ku ndërhyrja nuk mundëson futjen e trupave, për shkak të terrenit të thepisur dhe bimësisë shumë të dendur. Ditën e sotme vatra e zjarrit po monitorohet nga MZSH e Bashkisë. Në fshatin Spatharë, bashkia Skrapar, ku zjarri ka rënë në një sipërfaqe kullote. Në vendngjarje ndodhen forca nga të gjitha strukturat operacionale, që po...