Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ministria e Brendshme: Shpërndarja e kartave të ID do të bëhet edhe të shtunë
👁13955
Ministria e Brendshme ka njoftuar pasditen e sotme se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj 2025. Ky vendim është marrë nga shoqëria “IdentiTek”, me qëllim për t’u ardhur në ndihmë shtetasve që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet në kohë. Sipas njoftimit të Ministrisë, zyrat e aplikimit të “IdentiTek” do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 14:00 për tërheqjen e kartave. Njoftimi i plotë: “Këto ditë është konstatuar një fluks i shtuar aplikimesh nga shtetasit, të cilëve u kanë skaduar afatet e vlefshmërisë...