Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministri Vengu: Prodhime ushtarake ”Made in Albania” brenda 2026. Bashkëpunim me SHBA për kibernetikën
👁2597
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu flet për vendimin e qeverisë për kthimin e rezervistëve në forcë aktive, ku ai e cilëson të domosdoshëm në kuadër të rienergjizimit të ushtrisë shqiptare, por edhe të mirëpritur nga ushtarakët e tërhequr. ”Vitin e fundit kemi pasur kërkesa të shumta që këta rezervistë të kthehen në Forcat Armatosura, janë profesionistë në fusha të ndryshme, në armatim, logjistikë, mbrojtje kibernetike. Kemi që nga muaji janar ku filluam të punonim aktin, kemi marrë 220 kërkesa për kthimin në forcat aktive. Zakonisht çdo vit ne bëjmë tre sesione rekrutimesh. Në 2 sesionet që kemi bërë në 2025...