Ministri Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimin e FA

Ministri Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimin e FA

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në një takim zyrtar komandantin e Komandës Supreme të NATO-s për Transformimin, admiralin Pierre Vandier. Gjatë bashkëbisedimit, u vu në dukje angazhimi i palëkundur i Shqipërisë për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, nëpërmjet investimeve të qëndrueshme në industri dhe inovacion. “Përballë sfidave aktuale të sigurisë, jemi të vendosur të përshtatim mënyrën se si planifikojmë, stërvitemi dhe operojmë, në bashkëveprim të ngushtë me Aleancën”, deklaroi ministri Vengu. Ai theksoi se kjo është një përgjegjësi historike për të garantuar siguri efektive në një mjedis gjithnjë e më kompleks. “Mësimet e...
Burimi: Kohajone.com