Ministri ukrainas: Forcat ruse po synojnë ekipet e shpëtimit!

Ministri ukrainas: Forcat ruse po synojnë ekipet e shpëtimit!

Ministri i Punëve të Brendshme në Ukrainë thotë se Rusia synon ekipet e shpëtimit ukrainas. Ihor Klymenko tha se nga 26 maji deri dje, ekipet e shpëtimit u sulmuan dhjetëra herë në rajonet e Zaporizhzhias, Donetskut, Dnipros, Sumyt dhe Kharkivit. “Në Stepnohirsk, rajoni i Zaporizhzhya-s, pasi dronët kamikazë goditën departamentin e zjarrfikësve, pushtuesit shënjestruan ekipet e shpëtimit që po evakuonin të plagosurit”, tha Klymenko. Nga ekipet e shpëtimit, 12 mbetën të plagosur. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv