Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Evropa proteston

Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Evropa proteston

Për dy ditë me radhë, ministrat e Financave të vendeve të G20-s do të zhvillojnë bisedime në Asheville, në shtetin amerikan të Karolinës së Veriut, për gjendjen e ekonomisë botërore. Në takim ka udhëtuar personalisht edhe ministri rus i Financave, Anton Siluanov, me ftesë të Shteteve të Bashkuara, të cilat mbajnë aktualisht presidencën e G20-s. Kjo ka shkaktuar kritika. Vendet evropiane të G20-s reaguan me zemërim dhe refuzuan të dilnin në një fotografi të përbashkët. Fotografia e ashtuquajtur familjare u realizua më pas pa ministrin rus të Financave. “Veprimi i përbashkët i evropianëve, për të cilin jam shumë mirënjohës, bëri që në fund kjo foto familjare të realizohej pa ministrin rus të Financave dhe pa delegacionin rus”, tha ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, në Asheville. “Nuk duhej pritur...