Ministri Nufi viziton Bazën e Emergjencave Civile në 39-vjetorin e krijimit: Mbi 1500 efektivë dhe 54 operacione për shuarjen e zjarreve!

Ministri Nufi viziton Bazën e Emergjencave Civile në 39-vjetorin e krijimit: Mbi 1500 efektivë dhe 54 operacione për shuarjen e zjarreve!

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka vizituar sot Bazën e Mbështetjes së Emergjencave Civile (BMEC) në 39-vjetorin e krijimit të kësaj strukture, e cila është pjesë e Komandës Mbështetëse të Ministrisë së Mbrojtjes. Gjatë vizitës, Ministri Nufi vlerësoi angazhimin e kësaj baze gjatë sezonit të vështirë të zjarreve. Sipas tij, BMEC ka zhvilluar deri tani 54 operacione për shuarjen e zjarreve (periudha Prill-Gusht 2026) duke angazhuar mbi 1,500 efektivë dhe duke përdorur mbi 180 mjete. “Kjo strukturë vazhdon të ngelet struktura operacionale, e cila është shtylla kurrizore e të gjithë veprimtarisë së mbështetjes në rastin e emergjencave civile, apo fatkeqësive natyrore në territorin e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh ministri Nufi. Duke u ndalur te puna e efektivëve në terren, Ministri shprehu mirënjohjen për të...