Ministri Nufi takohet me Komandantin e ri të KFOR, Roberto Vergori: Shqipëria kontributin aktiv në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovë e më gjerë
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi priti sot në një takim Komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajor Roberto Vergori, me të cilin diskutoi mbi rolin e këtij misioni në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, si dhe kontributin e tij në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Gjatë takimit, Ministri Nufi nënvizoi rëndësinë e veçantë që KFOR-i ka për Shqipërinë. “Kontributi ynë i vazhdueshëm dhe i palëkundur në këtë mision dëshmon rëndësinë e veçantë që i kushtojmë mandatit dhe rolit të tij në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në mbarë rajonin.” – është shprehur Ministri i Mbrojtjes, Nufi. Duke e uruar Gjeneralmajor Vergorin në përmbushjen e mandatit të tij, Ministri Nufi ka cilësuar gjithashtu se: “Shqipëria...
Burimi:
javanews.al