Ministri Mazniku dhe kryebashkiaku Llatja: Asistencë falas për e-Albania në çdo cep të bashkisë Elbasan

Ministri Mazniku dhe kryebashkiaku Llatja: Asistencë falas për e-Albania në çdo cep të bashkisë Elbasan

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi këtë të mërkurë një vizitë në sportelet e bashkisë Elbasan, ku ofrohet asistencë për përdorimin e portalit e-Albania. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, ministri Mazniku u njoh nga afër me funksionimin e këtyre zyrave dhe bashkëbisedoi me qytetarë dhe stafin. Llatja theksoi se bashkia Elbasan ka një rrjet prej 19 zyrash të shpërndara në të gjithë territorin për të ndihmuar qytetarët me aplikimet online. “Kemi kohë që ofrojmë në bashkinë e Elbasanit asistencë për përdorimin e portalit e-Albania. Ky shërbim ofrohet falas, në çdo njësi administrative, me qëllim...
Burimi: Kohajone.com