Ministri Karakaçi sqaron ndërhyrjet në Shkumbin: Argjinatura është e përkohshme, do të hiqet pas punimeve për zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë

Ministri Karakaçi sqaron ndërhyrjet në Shkumbin: Argjinatura është e përkohshme, do të hiqet pas punimeve për zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë

Karakaçi sqaron ndërhyrjet në Shkumbin: Argjinatura është e përkohshme, do të hiqet pas punimeve për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë Ndërhyrjet në lumin Shkumbin, në kuadër të projektit për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, janë pjesë e projektit të zbatimit dhe nuk përbëjnë devijim të pakontrolluar të rrjedhës së lumit. Kështu deklaron ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i cili sqaron se argjinatura e ndërtuar në zonën e punimeve është e përkohshme dhe do të hiqet pasi të përfundojë ndërhyrja. Sipas Karakaçit, mbrojtja lumore është një nga komponentët kryesorë të projektit dhe po realizohet për herë të parë në këtë aks rrugor. Ndërhyrja vjen pas një rrëshqitjeje masive rreth gjashtë muaj më parë, e cila krijoi probleme si për ecurinë e punimeve, ashtu edhe...