Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka deklaruar se bota ka “detyrimin” të ndalojë Iranin nga përpjekjet për të ndërtuar armë bërthamore, vetëm pak ditë pas sulmeve që Tel Avivi pretendon se “çmontuan” programin bërthamor të Teheranit. “Izraeli veproi në momentin e fundit ndaj një kërcënimi të drejtpërdrejtë për veten, rajonin dhe komunitetin ndërkombëtar,” tha Sa’ar në një postim në platformën X, duke iu referuar sulmit të 13 qershorit ndaj objekteve ushtarake dhe bërthamore të Iranit. Sipas tij, Irani vijon të përpiqet për zhdukjen e Izraelit dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë me të gjitha mjetet për ta ndaluar...