Ministri Hoxha reagon ndaj Daçiçit: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme!
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiç, i cili gjatë fushatës elektorale premtoi se do ta ngrinte sërish flamurin serb në Kosovë. Hoxha i cilëson këto deklarata si retorikë provokuese dhe kërcënuese, duke paralajmëruar se fjalët nxitëse mund të frymëzojnë veprime të rrezikshme, ndërsa thekson se Kosova është një shtet sovran dhe demokratik, realitet i pakthyeshëm. Reagimi i plotë: Ministri serb Ivica Daçiq, gjatë fushatës elektorale, i premtoi audiencës së tij se “do ta ngrinte sërish flamurin e tyre” në Kosovë. Një gjuhë e tillë nxitëse mund të konsiderohej thjesht retorikë politike nëse nuk do të ekzistonte rreziku real që ajo t’u jepte zemër atyre që janë të gatshëm të veprojnë në...
Burimi:
javanews.al