Mesazh për Veliajn-Spiropalin?/ Berisha: Të gjithë që e konsiderojnë Ramën të keqen më të madhe, duhet të bashkohen

Mesazh për Veliajn-Spiropalin?/ Berisha: Të gjithë që e konsiderojnë Ramën të keqen më të madhe, duhet të bashkohen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për bashkimin e të gjithë faktorëve politikë që kundërshtojnë Edi Ramën, duke iu përgjigjur edhe pyetjes nëse kjo ftesë përfshin kryebashkiakun Erion Veliaj dhe Elisa Spiropalin, pas zhvillimeve të fundit në Partinë Socialiste. I pyetur nëse ka një ftesë publike për Veliajn dhe Spiropalin, Berisha u shpreh se të gjithë ata që e konsiderojnë Ramën të keqen më të madhe në historinë pluraliste të Shqipërisë duhet të bashkohen për ta larguar atë sa më parë. Pyetje-përgjigje: Arsen Rusta, MCN: A keni një ftesë publike nga ky oborr për kryebashkiakun Erjon Veliaj dhe për ish-kryeparlamentaren Elisa Spiropali, të bashkohen me ju? Ata s'janë më në Partinë socialistee, janë anëtarë po s'janë me pushtet, u përjashtuan në Lalz. Sali...