Gjermania i kërkon Izraelit të shtojë ndihmat humanitare për Gazën: Dimri rrezikon të përkeqësojë krizën
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i bëri thirrje të hënën Izraelit që të lejojë dërgimin e një sasie dukshëm më të madhe të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës, ndërsa afrojnë muajt e dimrit me reshje shiu dhe stuhi. Duke folur për gazetarët përpara takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel, Wadephul tha se zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, veçanërisht kriza humanitare në Gaza, do të diskutohen nga ministrat. "Të gjithë jemi të shqetësuar për situatën me afrimin e muajve të dimrit, të shoqëruar me reshje shiu dhe stuhi", tha ai. "Mesazhi evropian është i qartë: është urgjentisht e nevojshme që në Rripin e Gazës të mbërrijnë shumë më tepër ndihma...
Burimi:
syri.net