Ministri Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar

Ministri Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka kërkuar ruajtjen e ritmit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si një instrument të rëndësishëm gjeopolitik për të ardhmen e kontinentit. Në Forumin Strategjik të Bledit, ku mori pjesë në panelin “Zgjerimi si Mjeti i Ardhshëm Gjeopolitik i Evropës”, së bashku me Komisioneren Evropiane Marta Kos, ministri Hoxha theksoi se procesi i anëtarësimit duhet të vijojë mbi bazën e meritës, por njëkohësisht duhet të mbështetet nga besueshmëria dhe dinamika e negociatave. Sipas tij, Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe zgjedhje të vështira, duke mbetur e angazhuar në forcimin e institucioneve demokratike dhe përmbushjen e standardeve evropiane. Hoxha nënvizoi se Tirana nuk e konsideron anëtarësimin në BE vetëm si një...