Burimi:
Vizionplus.tv

Ministri Hasani pret Kaja Kallas: Rruga jonë evropiane është e qartë dhe e palëkundur
👁13863
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka pritur në një takim Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas. Përmes një postimi në platformën X, ministri thekson se Shqipëria është e vendosur për të hapur të gjithë grup kapitujt brenda vitit 2025, ndërsa është e fokusuar për të mbyllur negociatat e anëtarësimit brenda vitit 2027. Ministri Hasani: Mirë se erdhe në Tiranë e dashur Kaja. Një kënaqësi për të shkëmbyer mendime dhe për të rikonfirmuar bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe BE-së në politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes....