Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ministri Hasani në Srebrenicë, përkujton 30-vjetorin e gjenocidit: Historia na mëson se aty ku ka urrejtje dhe përçarje, pason vetëm katastrofa
Srebrenicë, Bosnjë dhe Hercegovinë, 11 Korrik 2025 – Gjatë një vizite njëditore në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës — një nga ngjarjet më të rënda të historisë së afërt evropiane, ku mbi 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga forcat serbe në korrik 1995, në një zonë të shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara. Në maj 2024, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që shpall 11 Korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të...