Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministri Hasani në Lamtumirën e Papa Françeskut: Udhëheqës i paqes dhe në shërbim të jashtëzakonshëm për njerëzimin
👁5985
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ishte sot pjesë e delegacionit zyrtar nga Shqipëria që mori pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut në Vatikan. Numri një i diplomacisë shqiptare shkruan se Ati i Shenjtë ishte udhëheqës i paqes dhe në shërbim të jashtëzakonshëm për njerëzimin. “Sot, në Vatikan, i japim lamtumirën Atit të Shenjtë, një udhëheqësi të paqes dhe një njeriu me dashuri dhe shërbim të jashtëzakonshëm për njerëzimin.”, shkruan Ministri Hasani në një publikim në rrjete sociale ndërsa vlerëson gjithashtu figurën e Papa Françeskut: “Papa Françesku dëgjoi me zemër, qëndroi pranë më të brishtëve dhe...