Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ministri Hasani me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit: Transparencë dhe llogaridhënie për hartimin gjithëpërfshirës të politikave
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani ka mirëpritur sot në mjediset e MEPJ përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit. Në fokus të bashkëbisedimit me to ka qenë diskutimi për Kapitullin 31 – pjesë e Grup-Kapitullit 6 të Marrëdhënieve të Jashtme – që mbulon Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP), dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP). Gjatë takimit, Ministri Hasani ka nënvizuar se: “Shqipëria e ruan qartësinë dhe linjëzimin e saj gjeopolitik në suazën e Politikës së Përbashkët të Jashtme e të Sigurisë të BE-së, duke u rreshtuar pa...