Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministri Hasani letër OSBE-së për raportin e 11 Majit, Kume: Veprim si foshnjëri diplomatike
Eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume thotë se letra e qeverisë drejtuar OSBE-së për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit është diçka e gabuar. Po ashtu shton edhe se është një veprim i pavend dhe pa mend. ”Më duket si një veprim që zor mund të justifikohet nëse përmbajta që ka deklaruar Berisha është ashtu. Është e çuditshme sepse është një foshnjëri diplomatike që t’i drejtohet një organizate si OSBE-ja që organizon monitorimin e zgjedhjeve në gjithë botën dhe i kërkon që të mbajë anë në këtë proces dhe të mos përdoret raporti në dëm të mazhorancës. Më duket një veprim i pavend dhe pa mend. Nëse është bërë nuk ka për të pasur rezultate sepse në përvojën time OSBE-ja është ndër organizatat që mund të...