Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministri Gonxhja pret menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë, diskutim për projektet strategjike
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti në një takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë, Massimiliano Paolucci, një profesionist me përvojë të pasur ndërkombëtare dhe partner të çmuar për axhendën e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Gjatë takimit u diskutua mbi avancimin e disa projekteve strategjike me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend. “Në fokus të bisedimeve ishin programi për lehtësimin e tregtisë dhe transportit, një projekt strategjik që synon modernizimin e pikave kufitare, rritjen e efikasitetit logjistik dhe përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në tregjet rajonale...