Ministri Gonxhja dhe homologu italian Giuli vizitojnë Arkivin Qendror të Filmit: Të sjellim më pranë publikut dëshmitë e kujtesës së përbashkët!
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti homologun e tij italian, Alessandro Giuli, në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, ku u prezantuan dëshmi të rralla të historisë së marrëdhënieve shqiptaro-italiane. Përmes filmimeve të hershme të realizuara në Shqipëri, objekteve unike dhe materialeve të trashëgimisë filmike të dy vendeve, ministri italian u njoh me një pjesë të rëndësishme të kujtesës së përbashkët kulturore. Në fokus të vizitës ishte forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë për ruajtjen dhe digjitalizimin e materialeve arkivore, organizimin e ekspozitave të përbashkëta dhe zhvillimin e programeve të shkëmbimit kulturor. Përmes këtyre nismave synohet që dëshmitë filmike historike të bëhen më të aksesueshme për publikun dhe të krijohen mundësi të reja bashkëpunimi kulturor mes dy vendeve. Lajmin e bëri të...
Burimi:
javanews.al