Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministri Balla me dy sipërmarrës shqiptarë nga SHBA: Suksesin në Amerikë duan ta sjellin në atdhe
Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS-së për diasporën, Taulant Balla ka pritur në një takim dy vëllezërit Marjo dhe Leo Caushi, sipërmarrës shqiptarë që veprojnë në shtetin e Miçiganit, SHBA. Balla ka shprehur kënaqësinë për këtë takim, duke theksuar se vëllezërit Caushi janë aktivë në fushën e ndërtimit dhe energjisë së rinovueshme. ”Shumë kënaqësi të mirëprisja dy vëllezërit Marjo dhe Leo Caushi, sipërmarrës në Miçigan në fushën e ndërtimit dhe energjisë së rinovueshme, me plane konkrete që suksesin e ëndrrës amerikane ta zgjerojnë edhe në atdhe”,-shkruan Balla. Ky takim është në vazhdën e angazhimeve të Ballës për të...