“Ministret stolisen sikur janë princesha të sulltanateve”/ Kreu i PD-së, Berisha nga Tropoja: Hajduti e urren viktimën

“Ministret stolisen sikur janë princesha të sulltanateve”/ Kreu i PD-së, Berisha nga Tropoja: Hajduti e urren viktimën

Kreu i PD-së, Sali Berisha ndodhet në Tropojë për fushatën e tij përmbyllëse elektorale. Berisha nuk ka kursyer ironitë dhe akuzat për Kryeministrin, PS, dhe ministret e qevqerisë për pasuritë e tyre. Sali Berisha: Politikanët që janë vite dritë larg halleve tuaja, nuk duan t’i dinë për ju. Ministret stolisen sikur janë princesha të sulltanateve. U thonë shqiptarëve se çfarë kanë pensionistët, ata jetojnë shumë mirë, se me 140 euro jetohet fare mirë. Hajduti e urren viktimën.
Burimi: Sot.com.al