Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ministrat evropianë takohen në Londër pas ultimatumit ndaj Rusisë për të pranuar armëpushim 30-ditor
👁2808
Ministrat e jashtëm nga disa vende evropiane do të takohen sot në Londër për diskutime “thelbësore” mbi Ukrainën, dy ditë pasi aleatët i dhanë Rusisë një ultimatum për të pranuar një armëpushim 30-ditor. Sekretari i Jashtëm Britanik, David Lamy, do të mirëpresë homologët e tij nga Gjermania, Polonia dhe Spanja. Franca do të përfaqësohet nga Ministri për Çështjet Evropiane Benjamin Haddad dhe BE-ja nga shefja e diplomacisë Kaya Kalas, ndërsa një përfaqësues nga Italia do të jetë gjithashtu i pranishëm në takimin e të ashtuquajturit grup “Weimar”, i cili u krijua në shkurt dhe është takuar gjashtë herë që atëherë....