Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ministeriali i Taorminës në Itali, ministri Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen
Taormina, Itali, 19 qershor 2025 – Ky vit shënon përvjetorin e 70-të të Konferencës historike të Mesinës dhe Taorminës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të rrugëtimit evropian, ku u hodhën hapa thelbësorë drejt integrimit të mëtejshëm të kontinentit, që kulmuan me krijimin e BE-së. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në ministerialin e organizuar në kuadër të këtij përvjetori, ku bashkë me homologë nga vende anëtare dhe kandidate për BE diskutoi rreth trajektores së BE-së, si dhe sfidave dhe perspektivave në një kontekst të ri gjeopolitik. Në fjalën e tij, Ministri Igli Hasani nënvizoi...